Mësohet arsyeja e aksidentit ku vdiq kryetari i komunës

Mësohet arsyeja e aksidentit ku vdiq kryetari i komunës

Kryetari i komunës së Ranillugut, Gradimir Mikiq dhe kryesuesi i Kuvendit Komunal, Sasha Alleksiq, kanë humbur jetën në një aksident trafiku që ka ndodhur në Nish të Serbisë, njofton Klan Kosova.

Në aksidentin që ka ndodhur rreth orës 13:45, pos viktimave në aksident janë lënduar edhe Vesna, bashkëshortja e Gradimir Mikiqit si dhe drejtori i Arsimit, Davor Petkoviq.

Klan Kosova ka biseduar me komandantin e policisë të Ranillugut, Nebojsha Popoviq, i cili ka treguar detaje se si ndodhi ngjarja tragjike.

“Kanë qenë duke udhëtuar në drejtim të Mitrovicë së Sermit. Atyre u ka plasur gomë dhe më pas janë rrokullisur, ku edhe kryetari dhe kryesuesi i Kuvendit kanë pësuar fatalisht”, ka thënë Popoviq për Klan Kosovën.

Ai ka treguar se “sonte pritet të kthehen kufomat”.