Mësohen grupet e Ligës së Kampionëve

Mësohen grupet e Ligës së Kampionëve

Juve-Barça, Bayern-PSG, Real-Dortmund dhe Chelsea-Atletico do të jenë ndër përballjet më spektakolare që do të shohim në fazën e grupeve të Champions League për sezonin e ri, pas shortit të hedhur këtë të enjte në Monako.

Skuadrat ishin ndarë në 4 vazo, me disa risi që këtë herë nuk shihnin për shembull Barcelonën kokë grupi, apo edhe Atleticon e PSG-në, që në vitet e fundit kanë shkuar deri në fazat e fundit të kompeticionit më të rëndësishëm europian. Në vend të tyre, mes Realit, Bayernit, Chelseat e Juventusit, bënin pjesë edhe Monaco, Benfika, Spartaku i Moskës dhe Shakhtar Donetsk.

Sa i përket vazos së dytë, në të renditeshin “armë të rënda” si Barça, Atletico, Paris SG, Dortmund, Sevilla, dy ekipet e Manchesterit (United e City) dhe Porto. Vetëm vazoja e tretë për Napolin e Romën, Tottenhamin e Liverpoolin, Bazelin, Beshiktashin, Olympiacosin e Hasit dhe Anderlechtin e drejtuar më herët prej tij. Në vazon e katërt bënin pjesë ekipet e ardhura nga faza “play off”, si Celtic, CSKA e Moskës, Sporting, APOEL, Feyenoord, Maribor, Karabagu i Agollit dhe Leipzig.

Ja ndarja respektive e grupeve të Championsit.

Grupi A, Benfica, Manchester Utd, Bazel, CSKA M.
Grupi B, Bayern M., Paris SG, Anderlecht, Celtic G.
Grupi C, Chelsea, Atletico M., Roma, Karabag.
Grupi D, Juventus, Barcelona, Olympiacos, Sporting L.
Grupi E, Spartak M., Sevilla, Liverpool, Maribor.
Grupi F, Shakhtar D., Man. City, Napoli, Feyenoord.
Grupi G, Monaco, Porto, Besiktas, Leipzig.
Grupi H, Real M., Borussia D., Tottenham, APOEL N.

Veç shortit të fazës së grupeve, në Monako janë dhënë edhe çmimet individuale për sezonin e kaluar. Konkretisht, Gianluigi Buffon është shpallur portieri më i mirë, Sergio Ramos mbrojtësi më i mirë, Luka Modriç mesfushori më i mirë dhe Cristiano Ronaldo sulmuesi më i mirë.