Mësohen fjalët që ia tha Messi gjyqtarit të ndeshjes pasi nuk iu pranua goli [Video]

Mësohen fjalët që ia tha Messi gjyqtarit të ndeshjes pasi nuk iu pranua goli [Video]

Janë zbuluar fjalët që Leo Messi ia tha gjyqtarit, pasi iu mohua goli i pastër ndaj Valencias.

Leo Messi shënoi gol në minutën e 30-të të takimit në përballjen me Valencian, por që nuk iu pranua, pavarësisht se topi e kaloi vijën, shkruan Insajderi.

Për shkak të mungesës së teknologjisë së vijës së portës në Spanjë, Valencia shpëtoi falë vendimit të gjyqtarëve, dhe ishte shumë pranë fitimit të ndeshjes.

Ndeshja në fund përfundoi në barazim 1-1, me Barcelonën e cila arriti të barazojë në minutat e fundit.

Të hënën, mediat në Spanjë kanë zbuluar se çfarë i tha Messi gjyqtarit kryesor Ignacio Iglesias, gjatë konfrontimit në fundin e pjesës së parë.

“Jeni gabim, dhe do ta shihni këtë”, mësohet t’i ketë thënë argjentinasi gjyqtarit, sipas mediave spanjolle.

Messi i tha të njëjtën gjë edhe gjyqtarit anësor i cili nuk e pranoi golin, Enrique Ramos.

“Nuk ishte e pastër”, mësohet t’i ketë thënë anësori Messit, kurse Iglesias tha “Pasi nuk jam i sigurt, nuk është gol”.

“Vija është këtu, dhe topi është këtu!”, shtoi më tej Messi, kurse, Iglesias u kundërpërgjigj “Nuk isha i sigurt, do ta shohim brenda”.

Më poshtë mund ta shikoni golin e Messit dhe reagimin e tij ndaj gjyqtarit. /Insajderi

https://www.youtube.com/watch?v=2FOBgJwp0Ho

https://www.youtube.com/watch?v=4CKeqI4RI6o