Mësohen emrat e kundërshtarëve të mundshëm të Ferronikelit në Ligën e Kampionëve

Mësohen emrat e kundërshtarëve të mundshëm të Ferronikelit në Ligën e Kampionëve

KF Ferronikeli dy javë më parë është shpallur kampion i Kosovës dhe me këtë rast ka fituar të drejtën që prezantoj Kosovën në Ligën e Kampionëve.

Tashmë, janë bërë të ditura edhe vazot e fazës kualifikuese të ligës elitare për klube.

Futbollistët e skuadrës nga Drenasi në kuadër të rrethit të parë kualifikues të kësaj gare mund të ndeshen me skuadra nga Malta, Gjibraltari, Latvia, Armenia dhe Uellsi.

Në këtë grup gjenden edhe skuadrat e tilla si Torshavn (Ishujt Faroe), Liepaja (Latvia), Santa Coloma (Andorra), Tre Penne (San Marino), Flora Tallinn (Estonia), Alashkert (Armenia), Valletta (Malta), Lincoln Red Imps (Gjibraltar) dhe The Neë Saints (Uells).

Në fazën e parë luajnë vetëm ekipet e vendeve më të pazhvilluara të Evropës në futbollin e ligave, sikurse Uellsi, San Marino apo Gjibraltari.

Në vazon e dytë inkuadrohen emra të fuqishëm të futbollit në Evropë, mes tyre janë Salzburg, Celtic, Bate Borisov. Në këtë vazo bën pjesë edhe kampioni shqiptar Skënderbeu. /Insajderi.com