Mesfushori më i suksesshëm i Evropës sfidon Kosovën

Mesfushori më i suksesshëm i Evropës sfidon Kosovën

Mesfushori i Islandës Gylfi Sigurdsson pritet të jetë rreziku kryesor i Islandës kundër Kosovës në ndeshjen e së premtes që do të zhvillohet të premten në “Loro Boriçi” të Shkodrës.

Sigurdsson është futbollisti me më së shumti asistime në pesë ligat më të forta të Evropës (Spanjë, Itali, Angli, Itali dhe Francë).

Mesfushori i skuadrës angleze, Swansea City, ka asistuar 11 herë në këtë stinor të Premier Ligës, shkruan Insajderi.

Ai është futbollisti me më së shumti gola në përfaqësuesen e Islandës, në përbërjen momentale.

Futbollistët me më së shumti asistime në top 5 ligat e Evropës:

  1. Gylfi Sigurdsson, Swansea (Angli) 11
    2. Neymar, Barcelona (Spanjë) 10
    2. Toni Kroos, Real Madrid (Spanjë) 10
    2. Emil Forsberg, Leipzig (Gjermani) 10
    2 . Thomas Müller, Bayern Munich (Gjermani) 10
    2. Christian Eriksen, Tottenham (Angli) 10
    2. Kevin De Bruyne, Manchester City (Angli) 10
    8. José Callejón, Napoli (Itali) 9
    8. Alexis Sánchez, Arsenal (Angli ) 9
    8. Luis Suarez, Barcelona (Spanjë) 9
    8. Pablo Piatti, Espanyol (Spanjë) 9
    8 Thomas Müller, Bayern Munich (Gjermani) 9
    8. Ousmane Dembele, Borussia Dortmund (Gjermani) 9
    8. Jean Michael Seri, Nice (Francë) 9