Mesfushori kroat: Nuk do ta kemi të lehtë ndaj Kosovës

29.08.2017 19:12
Mesfushori kroat: Nuk do ta kemi të lehtë ndaj Kosovës

Mesfushori kroat i Napolit, Marko Rog pret që ndeshja ndaj Kosovës nuk do të jetë e lehtë, pavarësisht se Kroacia e mposhti përfaqësuesen kosovare me rezultat 6:0 në ndeshjen e parë që u zhvillua në Shkodër.

Rog, në konferencën për shtyp para ndeshjes me Kosovën të shtunën, nuk pranoi ta nënvlerësonte Kosovën. Tha se ndeshja e dytë ndaj kosovarëve do të jetë ndryshe.

“Ndeshja e parë kundër Kosovës ishte një fitore e madhe, shënuam shpejtë, kështu që loja shkoi në anën tonë. Më vonë, Kosova pati disa raste, por nuk përfitoi prej tyre. Ne kemi arritur një fitore të lartë në gola, në ndeshjen e parë, por tani do të jetë ndryshe. Dhe, nuk do të jetë e lehtë. Si do të isha i lumtur? Ashtu si të gjithë, me gjashtë pikë. Ky është qëllimi ynë”, ka thënë Rog.

Kosova do të përballet me Kroacinë të shtunën më 2 shtator në Zagreb, derisa tre ditë më vonë do të përballet me Finlandën në Shkodër. /Insajderi.com