Mesfushori i kombëtares shqiptare: Do ta refuzoja Kosovën edhe nëse do më ftonin

02.09.2016 17:11

Mesfushori i kombëtares shqiptare Migjen Basha ka thënë se nuk do ta ndërronte Shqipërinë për Kosovën edhe nëse do t’i vinte ftesa nga përfaqësuesja më e re në Evropë.

Mesfushori i kombëtares shqiptare: Do ta refuzoja Kosovën edhe nëse do më ftonin

Futbollisti i Barit në konferencën sotme për shtyp ka folur për vështirësinë e Shqipërisë në gjetjen e golit, objektivat në grupin kualifikues të Botërorit, ndeshjen me Maqedoninë, dhe temën e një kalimi të mundshëm te Kosova.

Basha ka thënë se nuk e ka menduar kalimin tek Kosova edhe pse nuk ka marrë ftesë nga trajneri i përfaqësueses kosovare, Albert Bunjaki.

“Nuk kam marrë ftesë nga Kosova, por edhe në qoftë se do të merrja do ta refuzoja. Unë kam pritur 3 vjet e gjysmë për të luajtur me Shqipërinë dhe nuk do të ishte normale të largohesha. Objektivi im ka qënë gjithnjë Shqipëria”, ka thënë Basha.

Shqipëria do të luajë ndaj Maqedonisë ndeshjen e parë të kualifikueseve për botërorin “Rusi 2018”. Kombëtarja shqiptare ndodhet në grup edhe me Italinë, Spanjën, Izraelin dhe Qipron. /Insajderi.com