Mesfushori i Juventusit fyen tifozin 12-vjeçar

Mesfushori i Juventusit fyen tifozin 12-vjeçar

Mesfushori i Juventusit, Stefano Sturaro ka fyer me nënë një tifoz 12 vjeçar të Napolit.

Stefano Sturaro ka shkatuar skandal në Itali shkaku i derbit që u zhvillua javë më parë ndërmjet Napolit dhe Juventusit.

Në një nga faqet e shumta kudër Juventusit, një djalë 12-vjeçar kishte komentuar “Juve merda”, çka ka bërë që të reagonte edhe Sturaro:

“Pusho ti, Gomorra. Rri urtë sepse do të bëj të vuash ti një situatë merda. Madje, mund të mbetesh duke qarë edhe për tri ditë me radhë. Tani shko luaj me Pokemonat sepse unë kam punë me mamanë tënde”.

Djali, i cili e ka denoncuar, ka reaguar së bashku me vëllain më të madh: “Nuk është logjike që një lojtar milioner të merret me një djalë të vogël”.

Më pas, Sturaro ka kërkuar falje publike. /Express/