Mesazhi i votuesit në fletëvotim (Foto)

Mesazhi i votuesit në fletëvotim (Foto)

Votuesit në Lipjan pakënaqësinë e tyre me partitë politike e kanë shprehur në forma të ndryshme në fletëvotime.

Njëri prej tyre, pasi ka vendosur “X” në katrorët e pesë kandidatëve për kryetar të Komunës së Lipjanit, e ka bërë edhe një katror tjetër dhe në vend të emrit të kandidatit dhe subjektit politik e ka shkruar: “Asnjani nuk e meriton”.

Një qytetar tjetër e ka shënuar vetëm një pikëpyetje në fletëvotim, e njëri i ka votuar dy kandidatë, të LDK-së dhe AAK-së, e një tjetër të pesë kandidatët.

Ndërsa, një votues tjetër ka votuar për kandidatin e LDK-së dhe atë të PDK-së, e një tjetër e ka bërë një X të madh në fletëvotim.