Mesazhi që fshehin vizatimet në gurë

24.09.2016 12:37
Mesazhi që fshehin vizatimet në gurë

Disa nga gurët e gdhendur gjenden në tokë, derisa një pjesë e simboleve janë gjetur edhe në varrezat antike

Arkeologu George Kyri, gjatë 13 viteve të fundit, në Skoci ka gjetur 670 ekzemplarë të vizatimeve antike, të gdhendura në gurë.

Shkencëtarët skocezë planifikojnë që, me anë të skanimit 3D të më shumë se 2.000 vizatimeve të ndryshme, ta formojnë një bazë digjitale të të dhënave, e më pas t’i analizojnë porositë e vjetra rreth 5.000 vjet.

“Do të mundohemi të kuptojmë se si këto forma kanë ndryshuar me kalimin e kohës dhe, nga vendi në vend. Shumë prej tyre përmbajnë një simbolikë të vjetër disa mijëra vjet, për të cilën nuk dimë asgjë, apo shumë pak, e ende nuk dimë as pse janë krijuar”, thotë Kyri.

Disa nga gurët e gdhendur gjenden në tokë, derisa një pjesë e simboleve janë gjetur edhe në varrezat antike. Ekspertët besojnë se, në tërë Britaninë e Madhe, ka rreth 6000 vizatime të gdhendura./Bota.al