Mesazhi prekës i motrës së Silvi Ndocit: Ku ku, djali thërret o ma o ba… Zotit ja le hakmarrjen

Mesazhi prekës i motrës së Silvi Ndocit: Ku ku, djali thërret o ma o ba… Zotit ja le hakmarrjen

Motra e SAilvi Ndocit ka publikuar një mesazh mjaft prekës për vdekjen e dysfishtë që tronditi pak ditë më parë Shkodrën.

Vrasja e çiftit Boran Bërçama dhe e Silvi Ndocit ka prekur thellësisht opinionin publik, ndërsa e motra e 25 vjeçare ka shkruar në rrjetin social, se djali i tyre 1 vjeçar thërret çdo ditë |o ma o ba.

Nëpërmjet një postimi në rrjetin social motra e Silvit tregon dhimbjen e madhe që ka kapluar familjen e saj dhe të Boran Bërçamës.

“moj moter qa na thave shpirtin mu mamit vllait motres smuna me fjet pa te than naten ty e boranit a moj moter me le nipin vetem moj moter Po ti o boran pse ja dhat besen njani tjetrit me ik ne kete menyr e me lan borisin vetem qe ju kerkon o mami o babi kuku per mu o zot o zot nese ka zot ta lej ty ne dor per hakmarrjen e te dyve o dritat e syve te mi se tash shof vec verbim ne syt e mi me keni lan nje se na freskon shpirtin e na kujton juve kuku per ne pushofi ne pace engjullit e mi flini te qet se do kujdesena ne per borisin deri ne frymen e fundit do ju premtoj se zdo mungoj as gja per vec dashnija juaj moj moter e boran o zot jeipi bekimin tend te pushoj ne paqe kta dy lule”.

Silvi Ndoci dhe Boran bërçama u ekzekutuan orët e para të mëngjesit të së dielës poshtë pallatit ku jetonin nga persona ende të paidentifikuar. Ngjarja ndodhi në Shkodër. Në makinën ku humbën jetën dy bashkëjetuesit, ndodhej dhe fëmija i tyre i cili fatmirësisht arriti t’i shpëtone breshërisë së plumbave që godinë dy prindërit e tij.