Mesazhi përmbyllës i Dreshajt: Nuk kam ardhur për vete, por për ta ndërtuar Istogun

Mesazhi përmbyllës i Dreshajt: Nuk kam ardhur për vete, por për ta ndërtuar Istogun

Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Gani Dreshaj ka publikuar një fjalim përmbyllës të fushatës për balotazh, para votimeve të së dielës:

Istog, po ju drejtohem për herë të fundit si kandidat sepse besoj fuqishëm në fitoren e të dielës.

Istog, për të fundit herë dua të ju garantoj se nuk kam ardhur për të fituar për vete, kam ardhur për ta ndërtuar Istogun e lënë pas dore që shumë vite.

Istog, ju betohem se secila shtresë në Istog do të përfitoj me mua si kryetar. Studenti në udhëtim dhe me bursa, gruaja dhe nëna me vende të punës, fëmija me çerdhe, shkollim cilësor e mirëqenie, vëllau, prindi,djali e bashkëshorti me një vend të garantuar pune të cilat do t’i sjellë me investime nga jashtë.

Istog, ju garantoj se do të jem kryetar i të gjithëve, pa dallime partiake, selektive të asnjë karakteri. Do të jem kryetar i Istogut ku asnje cent i juaji për 4 vite nuk do të keqpërdoret.

Para se të futemi në heshtjen zgjedhore, dua të ndajë një lajm që na bën të ndihemi të sigurtë pasi që dy sondazhe të realizuara nga media dhe organizatë përkatëse na kanë nxjerrur fitues në balotazhin e të dielës.

Istog, faleminderit shumë për mbështetjen e dhënë, për komentet, vlerësimet, për kohën dhe të gjitha që i bëni për mua.