Mesazhet filozofike të “Trojes” do të dëgjohen edhe në Tiranë

Mesazhet filozofike të “Trojes” do të dëgjohen edhe në Tiranë

Rock grupi kosovarë “Troja”, do të rikthehet në skenë me një koncert të plotë në kryeqytetin shqiptarë, Tiranë.

Përmes një  njoftimi nga ky bend thuhet se mesazhet filozofike të rck grupit do të dëgjohen edhe në Tiranë.

“Më në fund mesazhet filozofike të rock grupit më të mirë shqiptar, do të dëgjohen edhe në Tiranë. Foto me Banden dhe autografe pas koncertit.”, thuhet në njoftim.

“Troja”, është  rok grup ku tematike e teksteve të tyre prek pjesë të ndryshme të shoqërisë dhe shtetit. Ndër kënhët më të njohura të tyre janë: “Amaneti i Clownit”, “Demokraci”. /Insajderi.com