Mesazhet e qarta të Joe Biden në Kosovë

Mesazhet e qarta të Joe Biden në Kosovë

Debatet e mospajtimit nuk u zbutën as pas vizitës së zëvendëspresidentit amerikan, Joe Biden në Kosovë më 17 gusht

Gjatë vizitës së tij në Prishtinë, u takua me të gjithë liderët e Qeverisë. Zëvendëspresidenti kishte mesazhe të qartë ndaj Kosovës – luftën kundër korrupsionit dhe nxitjen e marrëdhënieve të mira me rajonin, shkruan Gazeta Express.

Gjatë qëndrimit të tij në Kosovë, ai tha se suksesi i Kosovës është i tërë rajonit.

“Ndonëse plagët e luftës janë ende të freskëta, e vetmja rrugë e përparimit të Kosovës është arritja e sigurisë së përbashkët dhe sigurimi i mbrojtjes së të drejtave të qytetarit”, ka Biden në Kosovë, duke e mbështetur përkushtimin e udhëheqësve të institucioneve kosovare për përmbylljen e marrëveshjes për shënimin e kufirit me Malin e Zi. /Insajderi.com