Mesazhe paqeje dhe miqësie nga Egjipti për Kosovën

Mesazhe paqeje dhe miqësie nga Egjipti për Kosovën

Në ditën e dytë të qëndrimit të tyre në Kosovë një delegacion nga Egjipti, mbajtën ligjeratë për diplomacinë publike.

Me vendin të cilin vjen nga Lindja e Mesme, Kosova ka një gjë të përbashkët, fjalën “odë”. Deputeti i parlamentit të Egjiptit, Mohamed El-Orabi tha se kjo fjalë ka prejardhje egjiptiane.

“Po filloj fjalimin tim me një fjali që është në fjalorin tuaj e që është me prejardhje egjiptiane. Fjala “Oda” është një fjali që ka prejardhje egjiptiane e që e kam hasur në fjalorin tuaj, kjo tregon se kemi një afërsi mes dy shteteve”, u shpreh El-Orabi.

Paqja, mirësia dhe toleranca  janë mesazhe që vinë nga shteti i Egjiptit, e që sipas El-Orabi  janë vlera të cilat tregojnë një vend demokratik dhe diplomaci publike.

“Diplomacia publike do të thotë marrëdhënie në mes njerëzve që është shumë më e rëndësishme se marrëdhëniet në mes dy shteteve. Besoj se tash duhet të fillojmë të flasim për këtë sepse mendoj që është një stad më i lartë se ai shtetëror”, thotë ai.

Ndërsa, Ahmed El-Moslemany, duke thënë se Kosova duhet të shihet si shtet modern dhe i qytetëruar, deklaroi se ka keqkuptime sa i përket fesë islame dhe terrorizmit.

“Feja myslimane është keq kuptuar dhe keq interpretuar, islami nuk është fe terroriste, islami është gjithmonë një hap me modernen dhe është një model i qytetarisë që nga themelim i shtetit egjiptian”, tha El-Moslemany

Kurse Beqir Ismaili nga Zyra e Posaçme e Kosovës në Egjipt, ka kujtuar ndihmën e këtij shteti sidomos në vitin 1998 – 1999 në zhvillimin ekonomik.

Ky delegacion ditën e parë në Kosovë ka zhvilluar vizitë me nënkryetarin e Kuvendit të Kosovës, Xhavit Halitin. /Insajderi.com