Mesazhe kërcënuese për Hashim Thaçin, Naim Tërnavën e Shpend Ahmetin

Mesazhe kërcënuese për Hashim Thaçin, Naim Tërnavën e Shpend Ahmetin

Në objektin e Fakultetit të Filologjisë janë parë disa mesazhe të shkruara në mur, me përmbajtje kërcënuese. Marrë për bazë këto mesazhe, aty shihet se kundërshtimi është pikërisht për ndërtimin e xhamisë në Dardani.

Në ato mesazhe përmendet emri i kryetarit të komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava, presidenti i vendit, Hashim Thaçi dhe deputeti i Vetëvendosjes, Albin Kurti, raporton Insjaderi.

“Astritin e vrau pushteti. O Shpend Ahmeti, në dardani s’do të ketë xhami turke”.

Në të njëjtin mbishkrim, i drejtohet Shpend Ahmetit duke e kërcënuar me vrasje.

“Do të vritesh o qen. Posht VV e Albin talebani. Do të ketë gjak”, thuhet në porositë e shkruara në mur.

Po ashtu, kërcënim me vdekje është bërë edhe për kreun e BIK-ut, Naim Tërnava e presidentit Hashim Thaçi.

“Vdekje Naim Tërnavës e Hashim turkut. Avni Rrustemi rroft”, thuhet në ato mesazhe.

Në një mbishkrim tjetër u kërkohet studentëve që të veprojnë. “O studentë, atdheu ju thërret. Posht turku./Insajderi.com

 

 

KOLEGJI UNIVERSUM, I VETMI PA ASNJE PROGRAM TË SUSPENDUAR NGA AKREDITIMI