Mes protestave kundër shqipes, artistët kosovar nesër prezantohen në Shkup

Mes protestave kundër shqipes, artistët kosovar nesër prezantohen në Shkup

Përderisa ka vite që në Shkup, maqedonasit po zhvillojnë protesta kundër gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare, në Shkup nesër do ta hapet një ekspozitë me artistët e rinj shqiptar nga Kosova.

Protesta të vazhdueshme po mbahen çdo ditë kundër kërkesave të partive shqiptare dhe zyrtarizimit të gjuhës, por kjo se ka penguar Galerinë e qytetit të Shkupit që të hapë ekspozitën në të cilën do të paraqiten artistët më të rinj kosovar.

Protestat janë mbajtur në Shkup dhe vende tjera në Maqedoni, me moton e protestës “Për Maqedoni të përbashkët”.  Partia Maqedonase në pushtet, VMRO-DPMNE kundërshton bindshëm zyrtarizimin e gjuhës shqipe sepse sipas kësaj do të ndante Maqedoninë.

Sipas organizatorëve të protestës, platforma shqiptare rrezikon sovranitetin dhe unitetin e vendit.

Mirëpo, edhe pse më tash e një muaj po kundërshtohen kërkesat e shqiptarëve në Maqedoni, Galeria Kombëtare e Maqedonisë(GKM) do të jetë nikoqire Galerisë Kombëtare të Kosovës.

Hapjen e ekspozitës me 6 prill, do ta bëjë grupi “Haveit” me një performancë ndërsa në ekspozitë do të paraqiten edhe artistët Luan Bajraktari, Jetulla Sulejmani, Bujar Sulejmani dhe Agron Blakçori.

Kjo sipas organizatorëve në Shkup është një mundësi e mirë që arti kosovar të paraqitet në Maqedoni.

Por kështu nuk mendohet në politikë. Edhe pse shqiptarët janë pakica më e madhe etnike në Maqedoni, që përfaqëson 25% të popullsisë, atyre i bëhen pengesa vazhdimisht në realizimi e platformës së partisë politike shqiptare. /Insajderi.com