Meryl Streep nuk i kujtohen 20 filmat në të cilët është nominuar për Oscar (VIDEO)

Meryl Streep nuk i kujtohen 20 filmat në të cilët është nominuar për Oscar (VIDEO)

Meryl Streep është aktorja më e nominuar e të gjitha kohërave për çmimin e madh Oscar. Nga 20 nominimet ajo ka fituar tri herë – për filmin Kramer vs Kramer, dhe aktorja më e mirë për filmin Sophie’s choice dhe The Iron Lady, përcjellë KultPlus.

Aktorja e njohur Meryl Streep, e cila ka qenë e ftuara e Jimmy Kimmel, është vënë nga ky i fundit në një test mjaft të vështirë, të cilin nëse do ta realizonte me sukses do të fitonte një Oscar shtesë nga moderatori.

Ajo ka pasur gjithsej gjashtëdhjetë sekonda në dispozicion për të përmendur 20 filmat në të cilët është nominuar për çmimin e madh Oscar. Derisa aktorja ka filluar mirë duke numëruar pesë filmat e saj, ajo ka ngecur më pas kur ka kuptuar se ajo nuk ka marr ndonjë çmim për filmin A Cry in the Dark.