Një incident zjarri ka ndodhur dje në mesditë në Bablak të Ferizajt. Ankuesi mashkull shqiptar ka njoftuar se në punëtorinë e tij derisa po bënte punime, saldimin e një autocisterne për transportimin e naftës, e njëjta është përfshi nga zjarri dhe ka shpërthyer.
Policia njofton se si pasojë e zjarrit, lëndime të lehta trupore kanë marrë dy punëtorë. Njësia e zjarrfikëseve ka lokalizuar dhe shuar zjarrin. Rastit i janë përgjigjur të gjitha njësitet relevante policore, derisa rasti mbetet të hetohet.