Merkel takon Thaçin dhe Vuçiqin dhe jep një njoftim zyrtar

Merkel takon Thaçin dhe Vuçiqin dhe jep një njoftim zyrtar

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka bërë një postim në profilin e saj në Instagram, për bisedën që ka zhvilluar me presidentin e Kosovës Hashim Thaçi, pas fotografisë së përbashkët të Samitit të BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor në Sofje të Bullgarisë.

Merkel ka njoftuar zyrtarisht përmes faqes së Kacelarisë në Instagram, se pas fotografisë familjare, gjithmonë krijohet mundësia për shkëmbime të bisedave personale.

“Duke zhvilluar ca biseda jashtë sallave të takimit: Pas “fotos familjare” – shpeshherë vjen mundësia për shkëmbime të mëtejshme personale. Një gjë e tillë ndodhi në Sofje ku u zhvillua një bisedë midis kancelares Merkel dhe Hashim Thaçit, president i Republikës së Kosovës. #EUWesternBalkansSummit”, shkruan ajo.