Merkel: Serbia përmbush kushtet e BE-së, raportet me Kosovën më të mira

14.03.2017 19:14
Merkel: Serbia përmbush kushtet e BE-së, raportet me Kosovën më të mira

Kancelarja gjermane, Angela Merkel pas takimit me kryeministrin e Serbisë, Aleksandr Vuçiq ka thënë se raportet e Serbisë me Kosovën janë më të mira.

“Duhet të luftojmë stabilitet dhe Vuçiqi gjjithmonë ka qenë për atë që zhvillimi në rajon duhet të jetë zhvillim i qetë, që nuk është e thjeshtë. Këto reforma janë shumë të rëndësishme dhe të guximshme, kurse përveç kësaj, duhet të theksoj se raportet me Kosovën janë më të mira”, ka thënë Merkel.

Merkel ka falënderuar kryeministrin e Serbisë për reformat që ka zbatuar në vendin e tij duke mundësuar një zhvillim më të mirë ekonomik dhe se Serbia përmbush standardet e BE-së, për të cilën si fakt paraqitet hapja e kapitujve të ri.

Kurse Vuçiq ka thënë se Serbia është e interesuar për ruajtjen e stabilitetit në rajon, duke thënë se situata aktuale në shumë vende është e turbullt, shkruan lajmi.net.

“Situata është e turbullt në disa vende të Ballkanit, por paqja mund të ruhet me ndihmën e BE-së dhe të Gjermanisë”, u shpreh Vuçiq. /Insajderi.com