Merkel jep një lajm për refugjatët sirianë

Merkel jep një lajm për refugjatët sirianë

Rikthimi i refugjatëve sirianë në vendin e tyre mund të bëhet vetëm duke u koordinuar me OKB-në, deklaroi sot kancelarja gjermane, Angela Merkel gjatë vizitës së saj dy ditore në Liban ku kjo çështje është në zemër të shqetësimeve të këtij vendi.

Ky vend i vogël me katër milionë banorë, fqinjë i Sirisë që është në luftë, pret numrin më të lartë të refugjatëve në botë në raport me popullsinë e tij, shkruan ATSH.

“Ne duam të kontribuojmë në një zgjidhje politike në Siri që mundëson një rikthim të refugjatëve”, deklaroi Merkel gjatë një konference për shtyp, pas një takimi me kryeministrin libanez, Saad Hariri. “I konfirmova përgjegjësve libanezë se rikthimi mund të bëhet vetëm në kuadër të bisedimeve dhe të një marrëveshje me organizatat e OKB-së”, theksoi ajo.