Merkel bënë thirrje për një treg të vetëm digjital Evropian  

Merkel bënë thirrje për një treg të vetëm digjital Evropian  

Kancelaria Gjermane, Anegla Merkel kërkoi nga Evropa të standartizojë rregullat e përdorimit të të dhënave në Evropë gjatë vizitës së saj në Konferencën CeBIT Technology.

“Duam të krijojmë një treg të vetëm digjital Evropian. Për të përmbushur këtë qëllim duhet të kemi situata ligjore të ngjashme në të gjitha vendet Europiane,” u shpreh Merkel, shkruan pcëorld.

Një problem ngelet pronësia e të dhënave ku Merkel tha se do të diskutohet. Ajo dha një shembull nga industria e makinave ku është e rëndësishme të qartësohet nëse të dhënat i përkasin prodhuesve të makinave apo të softuerit.

“Ne duhet të implementojmë një bazë ligjore të përbashkët e cila adreson ligjet e pronësisë dhe të drejtave autoriale”, ka shtuar ajo.