Njëra ndër kompanitë më të vjetra private dhe më të mirënjohura në Kosovë, Meridian Corporation, pranohet si anëtare e Forumit Ekonomik Botëror, me seli në Gjenevë, Zv" />

Meridian bëhet kompania e parë kosovare që anëtarësohet në Forumin Botëror Ekonomik

Meridian bëhet kompania e parë kosovare që anëtarësohet në Forumin Botëror Ekonomik

Njëra ndër kompanitë më të vjetra private dhe më të mirënjohura në Kosovë, Meridian Corporation, pranohet si anëtare e Forumit Ekonomik Botëror, me seli në Gjenevë, Zvicër. Meridian Corporation është kompania e vetme kosovare e cila do ta përfaqësojë vendin tonë në FEB, ndërsa anëtarësimi i saj në Forumin Botëror Ekonomik vjen si mirënjohje për rolin dhe kontributin e kompanisë në përmirësimin e ambientit ekonomik dhe social në vendin tonë.

E themeluar 26 vjet më parë, Meridian Corporation është kompani distribuimi e cila ka fokus të veçantë  sektorin e ushqimit dhe pijeve. Në kuadër të Meridian Group janë edhe njësitë e suksesshme të biznesit sikurse rrjeti i marketeve Meridian Express, Meridian Kitchen dhe Buka Bakery.

Për Meridian Corporation, anëtarësimi në FEB nënkupton konfirmim të pozitës së saj udhëheqëse në treg si dhe mundësi të reja të jashtëzakonshme për ndërveprim me liderë të tjerë të shumtë të industrisë, akademinë dhe ekspertët e shumtë që janë në dispozicion nga FEB, për ta avancuar edhe më tej kompaninë dhe operimet e saj në treg.

Anëtari i Bordit të Meridian Corporation, njëherit kryeshef ekzekutiv i Meridian Express, Agon Gashi, shprehu krenarinë e tij me faktin që Meridian po arrin të depërtojë përtej kufijve të një tregu të vogël si ai kosovar dhe po arrin që me meritë të renditet si e barabartë në listën e anëtarëve dhe korporatave multinacionale që janë pjesë e këtij forumi të suksesshëm botëror. “Meridian Corporation do të vazhdojë të jetë kompani model nga Kosova, e cila e përfaqëson tregun tonë por edhe atributet më të mira të të bërit biznes nga vendi ynë në Forumin Ekonomik Botëror,” tha Gashi. 

E themeluar si fondacion në vitin 1971, Forumi Ekonomik Botëror është një organizatë e pavarur ndërkombëtare e cila angazhohet për të përcaktuar sfidat, zgjidhjet dhe veprimet, gjithmonë në frymën e qytetarisë globale, ndërsa është edhe në shërbim të ndërtimit te komuniteteve të qëndrueshme përmes një koncepti të integruar të takimeve të nivelit të lartë, rrjeteve të hulumtimit, grupeve të punës dhe bashkëpunimit digjital.