Merkel përjashton ndryshimin e politikave të migrantëve

Merkel përjashton ndryshimin e politikave të migrantëve

(E plotësuar)

Kancelaria gjermane Angela Merkel hedh poshtë thirrjet për të ndryshuar politikën e refugjatëve, edhe përkundër sulmeve të fundit terroriste.

“Disa nga sulmet ishin nga azilkërkuesit të cilët turpëruan vendin”, tha Merkel, raporton BBC.

Së fundmi dy sulme kanë ndodhur në Bavari.

Një sulm vetëvrasës ndodhi në Ansbach të dielën e kaluar ku mbetën të plagosur 15 persona nga një sirian të cilit ju kishte refuzuar kërkesa për azil.

Ndërsa sulmi tjetër ndodhi në Munich me 22 korrik i cili la të vdekur nëntë persona, ky sulm ishte kryer nga një adoleshent iranian, por që nuk kishte lidhje me xhihadistët.

“Sulmet në Gjermani që kanë qenë të njëjta si me atë në Nice dhe në Rouen të Francës kanë për synim që të përhapin urrejtje në mes kulturave të feve”, ka thënë Merkel.

Merkel propozoi masa të reja të shkëmbimit të informacioneve, përmirësim në siguri ndaj sulmeve dhe ndalimin e shitjeve të armëve në internet. /Insajderi.com