Mercedes do t’i tërheqë 16 mijë automjete

Mercedes do t’i tërheqë 16 mijë automjete

Kompania e automjeteve Mercedes-Benz për shkak të problemeve me frenat do të tërheqë mbrapsht 16.301 automjete të saj në Kinë.

Zyra e mbikëqyrjes, Inspektimit dhe Ruajtjes së Cilësisë në Kinë ka njoftuar se tek automjetet që do të tërhiqen përfshihen 16.301 automjetet Mercedes të klasit A, B dhe CLA të cilat Kina i ka importuar në periudhën shkurt 2012 – prill 2013.

Ndër të tjera theksohet se automjetet përbëjnë rrezik të sigurisë për shkak të tendencës për këputje dhe hollimit në linjën e pajisjes së frenave, raporton AA.

Ndër të tjera theksohet se Mercedes-Benz do të riparojë pa pagesë defektet tek automjetet.