Fushata e manjatit të pasurive të patundshme i ka bërë të qarta objektivat e saj. Ajo po shpenzon 25 milionë dollarë në reklama televizive në javën e fundit të fushatë" />

Mënyrat si mund të fitojë Trump në SHBA

Rruga e Donald Trumpit drejt 270 votave të nevojshme të Kolegjit Zgjedhor mbetet e pasigurtë, por edhe pse me disa vështirësi ai mund të arrijë atje.

Mënyrat si mund të fitojë Trump në SHBA

Fushata e manjatit të pasurive të patundshme i ka bërë të qarta objektivat e saj. Ajo po shpenzon 25 milionë dollarë në reklama televizive në javën e fundit të fushatës në shtete të tilla si Kolorado, Florida, Ajoua, Maine, Miçigan, Karolina e Veriut, apo Ohajo.

Përqëndrimi në këto shtete bazohet në presupozimin se në bastionet historike të republikanëve, si Arizona, Xhorxha, Utah apo Teksas, Trumpi nuk ka nevojë për ndihmë shtesë. Media amerikane CNN, liston disa mënyra që mund t’i sigurojnë fitoren biznesmenit njujorkez, shkruan Top-channel.

E para është edhe ajo ku republikani ka varur më së shumti shpresat e që ka të bëjë me fitoren e Trumpit në të gjitha shtetet ku triumfoi Mit Romney në 2012 dhe gjithashtu ne Florida, Ohajo, Nevada dhe Nju Hempsher, që votuan për Obamën. Nëse humb Karolinën e Veriut, Trump mund të mbërrijë në Shtëpinë e Bardhë duke fituar përveçse në Florida dhe Ohajo edhe në Ajoua, Nevada, Kolorado, Nju Hempsher e Uiskonsin.

Skenari i ëndrrave të manjatit të pasurive të paluajtshme do të ishte pjesëmarrja në votime e një shumicë të bardhë nga klasa punëtore. Një tjetër mundësi është që shumë republikanë që nuk e mbështesin Trumpin të mos votojnë për Clintonin, por për Gary Johnson, kandidat i Partisë Liberale.

Rënia e numrit të votueseve afroamerikanë do të ishte gjithashtu në favor të miliarderit dhe ka shenja se në shtete si Karolina e Veriut, Florida dhe Xhorxha, në 8 nëntor do të marrin pjesë më pak votues me ngjyrë se sa në zgjedhjet paraprake.

Kjo do të ndihmonte Trumpin në këto tre shtete dhe gjithashtu në Miçigan ku shumica e votave demokrate vijnë nga afroamerikanët, në qytete si Detroit dhe Flinti. Një mundësi e largët, do të ishte që komuniteti latin të mos votonte sipas pritshmërisë, me Trumpin që do të siguronte Arizonën e që do të kishte një shans në Florida, Nevada, Kolorado dhe Nju Meksiko.