Mënyra se si mund ta ndërroni vendvotimin për zgjedhjet lokale

Mënyra se si mund ta ndërroni vendvotimin për zgjedhjet lokale

Komisioni Qendrorë i Zgjedhjeve (KQZ), ka njoftuar se të gjithë qytetarët që kanë të drejtë vote, se ka filluar periudha e ndërrimit të qendrës se votimit për zgjedhjet lokale që do të mbahen me 22 tetor.

Sipas KQZ-së, kjo periudhë ka filluar me datë 26 korrik dhe do të përmbyllet më 12 shtator 2017.
Gjatë kësaj periudhe, është e mundur të dini qendrën tuaj të votimit dhe si ta ndryshoni atë përmes ueb faqes së KQZ-së: www.kqz-ks.org.

“Në ueb faqen e KQZ-së, duke klikuar në linkun Ku do të Votosh? – do të hapet një faqe e re. Mjafton që të shënoni vetëm numrin personal dhe pastaj do të dalë njoftimi me të dhënat tuaja dhe me adresën e saktë të Vendvotimit.Vegza direkte: http://eomp.kqz-ks.org/VCChangeRequests/Index

Ndërsa mundësia tjetër për të ndryshuar vendvotimin brenda komunës.

“Gjithashtu, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, përmes aplikacionit online, që është i vendosur në ueb faqen e KQZ-së, në linkun: Ku do të votosh? – mundëson ndryshimin e Qendrës së Votimit (brenda të njëjtës komunë), duke plotësuar të dhënat e kërkuara. Pasi të dërgohet kërkesa ajo do të shqyrtohet nga shërbimi votues i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve”.

“Qendra e Votimit mund të ndërrohet edhe duke vizituar zyrën e Komisionit Komunal të Zgjedhjeve, në komunën në të cilën ju jeni votues, duke plotësuar formularin për ndërrim të Qendrës së Votimit”, njofton KQZ.