Mënyra e çuditshme e koncerteve në Kinë – qëndro ulur pa vallëzuar

Mënyra e çuditshme e koncerteve në Kinë – qëndro ulur pa vallëzuar

Nëse dëshironi të jeni pjesë e një koncerti në Kinë, harrojeni se aty do të vallëzoni. Çdo shikues në koncert nuk ka të drejtë që të vallëzojë nëse shkon për ta dëgjuar këngëtaren apo këngëtarin e tyre të preferuar.

Gjatë koncertit ju duhet të qëndroni në ulëse dhe vetëm të dëgjoni muzikën pa lëvizur trupin. Nëse ju vendosni të vallëzoni atëherë policia do t’ju tërheqë zvarrë nga koncerti.

Kjo ndodhi së fundi në koncertin e këngëtares kosovare, Dua Lipa, të cilin embajti gjatë natës së mbrëmshme në Shangai shkruan Insajderi.

Disa adhures të këngëtares kishin vendosur të vallëzonin derisa Dua Lipa këndonte në skenë, mirëpo kënaqësia e tyre nuk zgjati shumë pasi që policia i largoi me dhunë nga koncerti.

Për këtë Dua Lipa ka shprehur keqardhje duke thënë se në koncert ata kanë ardh që të kënaqen.

E qetë në fytyrë, këngëtarja ka thënë se ishte e pikëlluar dhe menjëherë filloi të qante kur ngushëlloi fansat.

“Dua të krijoj ambient të sigurt për ne dhe të kënaqemi. Dua që të vallëzojmë. Dua që të gjithë të këndojmë. Dua që të gjithë të kalojmë mirë”, ka thënë Dua.

Ndërsa dëshmitarët kanë thënë për Daily Mail se disa fansa janë tërhequr zvarrë pasi po kundërshtonin largimin nga koncerti. /Insajderi.com