“Mendoj të shënoj sapo ta kem topin”

“Mendoj të shënoj sapo ta kem topin”

Sulmuesi i Milanit, Carlos Bacca e ka mendjen vetëm tek goli, dhe këtë e ka dëshmuar duke qenë golashënuesi më i mirë i Milanit deri në këtë fazë të stinorit. Bacca ka përqindjen më të madhe ne Itali sa i përket konkretizimeve të goditjeve brenda 16 metërshit.

Në një intervistë për “Gazzetta Dello Sport” kolumbiani rrëfen ndjenjën e tij me golin, ku tregon se edhe gjatë fazës së nxehjes para ndeshjes dëshiron të shënoi.

“Gjithsesi edhe unë kam besim se mund të shënoj çdo herë që më vjen një top. Mendoj për të shënuar edhe përpara ndeshjes, por edhe gjatë fazës së nxehjes”, tha sulmuesi i Milanit.

Për Baccan rruga për vendin e tretë është e hapur dhe lojtari amerikano latin e di shumë mirë rëndësinë e këtij objektivi.

“Jam shumë i lumtur te skuadra e Milanit. Kam një kontratë 5-vjeçare dhe familja ime gjithashtu ndihet shumë mirë në këtë qytet”, përfundoi Bacca i cili u transferua në Milan për shumën e 30 milionë eurove nga skuadra spanjolle Sevilla.