UP kërkon kthimin e pronës ku ndodhet kisha

Menaxhmenti i Universitetit të Prishtinës ka kërkuar që prona në të cilën gjendet kisha ortodokse, t’u kthehet.

UP kërkon kthimin e pronës ku ndodhet kisha

“Ne shpresojmë që institucionet tona, përmes rrugëve politike dhe juridike, do ta qartësojnë situatën duke na kthyer pronën mbrapa, në mënyrë që neve bashkë me studentët të vazhdojmë rrugën e avancimit akademik, të lirë dhe njëjtë për të gjithë”, thuhet në komunikatë.

Ata janë shprehur të shqetësuar me zhvillimet që po ndodhin në oborrin e kampusit të Universitetit duke shtuar se ndërtimi i këtij objekti është ofruar nga pushtuesit që kanë ushtruar dhunë dhe terror.

“Menaxhmenti i Universitetit të Prishtinës, respektivisht gjithë profesorët dhe studentët e tij, janë të brengosur dhe po i përcjellin me shqetësim zhvillimet rreth objektit të Kishës Ortodokse të ndërtuar në pronën e Universitetit të Prishtinës. Është botërisht i ditur procesi i ndërtimit të këtij objekti në pronën tonë, sikundër që edhe baza juridike e këtij ndërtimi e ofruar nga një pushtet që për dekada promovoj dhe ushtroj dhunën dhe terrorin”./Insajderi.com