Menaxhimi i mafies

Menaxhimi i mafies

Një mënyrë e mirë për të gjallëruar një mbrëmje është duke pyetur njerëzit se cili është filmi më i bukur për kategorinë krim. “The Wire” që jep një panoramë mbi botën e krimit të Baltimorës? Apo “Sopranot” dhe “Breaking Bad”? Tani është një pretendent i ri për këtë çmim, “Gomorrah”, një dramë në lidhje me klanin e Camorra-s që drejton një perandori kriminale me bazë në Napoli, shkruan The Economist.

Gomorrah ka qenë seriali më i diskutuar italian që kur u dha premierë dy vite më parë. Është shitur në mbi 50 vende në mbarë botën. Së fundmi u shfaq seria e parë në Amerikë. Seriali është pak më i errët se tre të parët. Gangsterët nuk janë të dashur si Tony Soprano, thjesht janë përbindësha. Është më real. Autori i librit, Roberto Saviano, rri gjatë gjithë kohës i fshehur që kur Camorra e ka kërcënuar me vdekje në vitin 2006. Xhirimet e serialit në lagjet e Napolit janë ndërprerë disa herë për shkak të dhunës.

Një nga gjërat mbresëlënëse të Camorra-s është se sa të aftë janë në të bërit biznes. Ata janë pjesë e mafies siciliane dhe veprojnë si sindikata kryesore e krimit në Itali, kjo pjesërisht për shkak të veprimeve të shtetit italian për të shpërbërë Cosa Nostra-n në mesin e viteve ‘90. Strategjia e Camorra-s për t’u fokusuar te lëndët narkotike, veçanërisht te kokaina, është shpërblyer. Grupi udhëheq tregtinë e lëndëve narkotike në Europë, duke përfshirë tregun më të madh europian të narkotikëve në Secondigliano, në verilindje të Napolit.

Sindikata duket se është e organizuar si një korporatë tipike, me hierarki pushteti. Shtresa e lartë e menaxherëve vendos për strategjitë dhe shpërndan burimet; shtresa e mesme e menaxherëve blen dhe përpunon produktin; shtresa e tretë e menaxherëve të shitjeve koordinojnë shpërndarjen, ndërsa shtresa e katërt e shitësve bëjnë shpërndarjen e produkteve direkt te konsumatorët. Grupi punëson sipas metodave të zakonshme të zinxhirit të menaxhimit të ofertës. Liderët e marrin lëndën narkotike nga e gjithë bota (kokainën nga vendet e Amerikës Latine, heroinën nga vendet e Afganistanit, ndërsa hashashin nga Afrika e Veriut) dhe sigurohen për alternativa rezervë në rast të ndonjë të papriture.

Ata i bëjnë disa gjëra jashtëzakonisht mirë. Operimi jashtë Italisë po cenon rregullat e punësimit. Një aleancë që vepron në liri me rreth 115 gangsterë dhe 500 anëtarë, ku secili ka lidhje të panumërta. Me shpejtësi, ata mund të mbledhin një fuqi punëtore në madhësinë që u nevojitet, apo të zhvendosen nga një linjë e biznesit në një tjetër menjëherë. Kur vjen puna për menaxhimin e talenteve dhe gjetjen e ideve të reja, ata janë të parët e klasës. Menaxherët pengojnë kalimin në tregje të reja, ashtu si bosët e vjetër të Camorra-s bënë në vitet ‘80. Tashmë ata janë zëvendësuar nga një brez i ri.

Paolo di Lauro, një prej ish-krerëve të një prej klaneve më të fuqishme dhe model i Don Pietros në Gamorrah, është ndoshta një nga biznesmenët më inovatorë që Italia ka pasur këto vitet e fundit (që nga 2005 ai mbahet në izolim në një burg të sigurisë të lartë në Itali). Ai koordinonte tregtinë e drogës me Kolumbinë dhe krijoi sistemin franshizë, në të cilën ai i trajton shpërndarësit si franshizues, të cilët janë përgjegjës për terrenin e tyre dhe jo thjesht si të punësuar. Kjo i inkurajon ata që të rekrutojnë më shumë njerëz në grup, si dhe për të qarkulluar më shumë produkt.

Camorra përdor teknikat e tyre të veçanta në menaxhim. Ata janë ekspertë në ndërtimin e grupeve të punës. Të rekrutuarit e rinj fillojnë punën me ceremoni që u ngjasojnë atyre fetare. Yjeve në ngritje u vendosen nofka. Ata kujdesen për të afërmit e punëtorëve që vdesin gjatë detyrës. Anëtarët e bandës shpërndajnë para dhe ushqime për familjet e të vdekurve çdo të premte. Në këtë mënyrë shpaguajnë dhe përgjegjësinë sociale të grupit. Për këtë arsye dhe vendasit mbajnë anën e bandave gjatë bastisjeve të policisë, duke krijuar barrikada njerëzore dhe duke goditur ligjzbatuesit dhe duke iu vënë flakën makinave të tyre.

Saviano përllogarit se bandat ishin përgjegjëse për 3600 persona të vdekur nga 1979 deri në 2006 (viti që ai publikoi librin). Ata janë gjithashtu përgjegjës për zgjerimin e rrethit të shkatërrimit ekonomik. Tregtia e lëndëve narkotike që mbush plot arkat e tyre, gjithashtu shkatërron jetë. Napoli, një nga qytetet më të bukur të Italisë, do të ishte një atraksion për turistët të cilët stepen nga reputacioni i keq, i krijuar prej krimeve të dhunshme.

Ata janë më të mëdhenj se industria e çelikut amerikan

Camorra vetë paguan një çmim tepër të lartë gjithashtu. Ushtarët e rrugës jetojnë një jetë mizerabël, ku shumica prej tyre përfundojnë të vdekur, të plagosur apo në burg pa arritur moshën e mesme. Ata në majë të hierarkisë jetojnë me frikën e vazhdueshme se mos asgjësohen nga rivalët apo se mos arrestohen nga policia. Shumë prej tyre jetojë të fshehur përgjithmonë, në shtëpi të vogla fare apo në komplekse nëntokësore. Biznesi i Di Lauros gjeneroi një xhiro prej 200 milionë eurosh në vit, shifër që ai nuk e gëzoi, pasi jetoi gjatë gjithë kohës i fshehur dhe kaloi vite në arrati.

Megjithatë sindikata zhvillohet, pjesërisht pasi shpërblimet janë të mëdha dhe pjesërisht pasi nuk ka alternativa të tjera. Ekonomia e Italisë ka qenë në krizë që prej një dekade. Vendi renditet i 45-ti sipas Bankës Botërore për lehtësinë e të bërit biznes, veçanërisht me Italinë e Jugut, duke qenë një vend armiqësor për bizneset e ligjshme. Më 22 gusht, krerët e tre ekonomive më të mëdha të Eurozonës, u mblodhën në një ishull në Napoli për të biseduar për projektet e ardhshme. Për të qenë të suksesshëm, çdo plan i tillë duhet të gjejë mundësinë për të krijuar biznese të ligjshme, edhe pse menaxhimi gjenial i Camorra-s drejtohet nga ana e errët e krijimtarisë shkatërruese./Monitor/