Menaxheri i Feros thotë se nuk kanë pasur problem me askënd

Menaxheri i Feros thotë se nuk kanë pasur problem me askënd

Menaxheri i kompanisë diskografike “On Records”, Meti Elshani, duke folur për sulmin ndaj reperit Fero, që ka nën menaxhim, ka thënë se ai nuk ka pasur asnjëherë probleme me dikënd.

Në një prononcim për Insajderin, Meti Elshani ka deklaruar se nuk i njeh personat që sulmuan Feronit Shabanin, mëngjesin e së mërkurës në ambientet e jashtme të njërës prej qendrave tregtare në Prishtinë.

“Jo nuk i njohim [sulmuesit v.j], kurrë nuk i kam parë. As Fero as kërkush nga ne nuk ka pasur probleme me dikënd më heret”, ka deklaruar Elshani për Insajderin.

Menaxheri i “On Records” ka thënë se nuk ka qenë ai që ka shoqëruar mbrëmë Feron, para se të sulmohej.

“Jo unë nuk kam qenë i pranishëm dje aty, por më kanë lajmëruar pastaj”, ka thënë Elshani, teksa nuk ka dashur të japë më shumë detaje.

Ai nuk ka dashur të tregojë se kush e shoqëronte Feron në momentin e sulmit. “Nuk mundem me thënë asnjë gjë më shumë”.

Për të parë videon e sulmit ndaj Feros, klikoni KËTU:

https://video.gjirafa.com/insajderi?video=ekskluzive-rrahja-dhe-kercenimi-ndaj-reperit-fero