Memushaj: Nuk e prisja nga tifozët, na ndëshkoi Italia me të parën

24.03.2017 23:52
Memushaj: Nuk e prisja nga tifozët, na ndëshkoi Italia me të parën

Ledian Memushaj ka mbetur i zhgënjyer si nga rezultati i ndeshjes, ashtu edhe nga incidentet në tribuna të cilat sollën ndërprerjen e saj. për “Super Sport: ai deklaroi se nuk e kishte pritur një situatë të tillë.

Për humbjen

“Kemi luajtur një pjesë të parë shumë të mirë, patëm raste për të barazuar apo edhe për të shkuar në avantazh. Nuk shënuam, në rastin e parë Italia na bëri direkt gol.

Në pjesën e dytë nuk u futëm njëlloj. Goli i dytë i Italisë na hoqi çdo shpresë”.

Për incidentin me tifozët

“Më erdhi pak gjynah për tifozët tanë, që janë special. Të them të drejtën nuk e prisja, por janë gjëra që ndodhin në futboll. Aty ishin edhe “Tifozat Kuq e Zi” që desha t’i falënderoja, se në një moment të vështirë më kanë qëndruar afër”.