Memushaj e Pescara mposhten nga Interi

Goli në "frymën e fundit" nga sulmuesi argjentinas Mauro Icardi, ia ka siguruar tre pikët Interit në përballje me Pescaran.

Memushaj e Pescara mposhten nga Interi

Ndeshja e fundit e kësaj fundjave në Serie A përfunsoi me rezultat 2-1 për Interin, që luante në udhëtim tek Pescara.

Epërsinë e parë e krijoi ekipi vendas në minutën e 63 përmes Jean-Christophe Bahebeck.

Për Interin vendimtar u tregua sulmuesi argjentinas, Mauro Icardi, i cili shënoi dy gola për t’i marr pikët e plota nga kjo ndeshje. Ai shënoi në minutat 77′ dhe 90+1′.

Në këtë përballje për 90 minuta luajti edhe mesfushori shqiptar Ledian Memushaj. /Insajderi.com