Melbourne i uron Besart Berishës debutimin me Kosovën

24.03.2017 10:13
Melbourne i uron Besart Berishës debutimin me Kosovën

Melbourne Victory i uron fat Berishës për ndeshjen e sotme ndaj Islandës.

Melbourne Victory, klub në të cilin po shkruan historinë sulmuesi i Kosovës Besart Berisha, i ka uruar fat 31 vjeçarit për debutimin që do të bëjë sonte ndaj Islandës.

“I urojmë gjitha të mirat Besart Berishës, për debutimin e tij me përfaqësuesen e Kosovës kundër Islandës”,  shkruar skuadra e Melbourne Victory.