Melania Trump haptas kundër politikës së burrit të vet

Zonja e parë Melania Trump dhe njëra nga paraardhëset e saj Laura Bush të dielën i janë bashkëngjitur kritikëve të politikës së administratës së Donald Trumpit e cila po e zbaton ndarjen e fëmijëve prej prindërve të cilët po hyjnë në mënyrë ilegale në SHBA.

Melania Trump haptas kundër politikës së burrit të vet

Për shkak të politikës “zero tolerancë” me qëllim të pengimit të imigrimit ilegal në një periudhë prej gjashtë javësh gjatë prillit dhe majit, 2.000 fëmijë janë ndarë nga prindërit e tyre.

“Zonja Trump urren t’i sheh fëmijët të ndarë nga familjet dhe shpreson se dyja palët do të pajtohen dhe të arrijnë një reformë të suksesshme për imigracionin”, ka thënë drejtoresha e saj për marrëdhënie me publikun Stephanie Grisham për CNN.

“Ajo beson se ne duhet të jemi vend i cili i zbaton të gjitha ligjet, por edhe vend i cili sundon me zemër”, është qëndrimi i zonjës së parë amerikane e cila ka shprehur shpresë se demokratët dhe republikanët në Kongres do të pajtohen rreth politikës së suksesshme për imigracionin, transmeton Insajderi.com.

Në një artikull për “Washington Post”, bashkëshortja e ish presidentit republikan George W. Bush, ka thënë se politika e ndarjes së fëmijëve nga prindërit është “mizore” dhe “amorale”.

“Vendi ynë nuk duhet të merret me deponimin e fëmijëve në kuti të rimodeluar të tregtisë apo me planifikimin për t’i vendosur nëpër tenda në shkretëtirë afër El Pasos”, ka shkruar Laura Bush.

ARLINGTON, TX – SEPTEMBER 19: Former U.S. president George W. Bush and former First Lady Laura Busy wait for the start of the game between the Seattle Mariners and the Texas Rangers at Globe Life Park in Arlington on September 19, 2015 in Arlington, Texas. (Photo by Mike Stone/Getty Images)

“Këto pamje përkujtojnë në llogoret amerikane për internime në të cilët kanë qenë japonezët amerikan të zënë rob në Luftën e II Botërore, e tani konsiderohen si një prej episodeve më të turpshme në historinë amerikane”, ka vazhduar ajo.

Fëmijët nuk mund të dërgohen nëpër objekte të njëjta të paraburgimit si edhe prindërit e tyre sepse nuk janë akuzuar për krim andaj janë dërguar të ndarë nëpër strehimore të cilat pretendohet se përfshinë edhe ndërtesën e Walmartit.

Javën e kaluar Kristjen Nielsen, sekretarja e ministrisë për siguri kombëtare, e ka mbrojtur këtë politikë në një sërë të tweet’ëve, duke i akuzuar mediet për raportim të gabuar. Ajo ka shkruar: “Nuk kemi politikë të ndarjes së familjeve në kufi. Pikë”.

Mirëpo, kongresistët menjëherë kanë reaguar në pretendimet e saja.

“Kjo nuk është e vërtetë. Kohë më parë jam takuar me zyrtarët e qendrës për zbatimin e kontrollit kufitar në McAllen në Teksas të cilët më kanë thënë se 1.147 fëmijë janë ndarë nga familjet e tyre dhe se gjenden në qendrën e tyre”, ka porositur nëpërmes të Twitterit kongresisti demokrat David Ciciline.

Kongresistët këtë javë duhet të votojnë për dy masat për imigracion, të cilat po i përkrahin konservativët, dhe republikanët./Insajderi.com.