Mel Gibson do të bëhet baba për herë të nëntë

17.09.2016 17:16
Mel Gibson do të bëhet baba për herë të nëntë

Mel Gibson do të bëhet sërish baba. I radhës do të jetë fëmija i nëntë për aktorin 60-vjeçar, por i pari me të dashurën e tij 26-vjeçare, Rosalind Ross.

Çifti ka dy vite i lidhur dhe një burim tha për “People” se “Melit i pëlqen shumë të jetë prind” dhe se “mezi pret të ketë fëmijë me Rosalindën”.

Mel Gibson ka 7 fëmijë (nga 17 në 36 vjeç) me ish-bashkëshorten Robyn Moore, me të cilën ka qenë i martuar plot 30 vjet. Ata u ndanë në vitin 2006.

Aktori i famshëm ka dhe një vajzë me ish të dashurën Oksana Grigorieva.