Meksika 10 ditë pa futboll për shkak të grevës së referëve

Meksika 10 ditë pa futboll për shkak të grevës së referëve

Referët e futbollit në Meksikë janë futur në grevë të përgjithshme për shkak të pakënaqësive me faktin se gjithnjë e më shumë janë shënjestër e sulmeve.

Federata meksikane e Futbollit ka pezulluar të gjitha garat e futbollit në vend në dhjetë ditët e ardhshme, raporton Anadolu Agency.

Vendimi për shtyrjen e të gjitha ndeshjeve të ligës meksikane është marrë për shkak të grevës të referëve, kurse Federata ka thënë se në ditët e ardhshme do të njoftojë orarin për vazhdimin e ndeshjeve.