“Mein Kampf”, shpërndajeni nëpër shkolla dhe stadiume

“Mein Kampf”, shpërndajeni nëpër shkolla dhe stadiume

(Në 1999 Montanelli propozoi leximin e Mein Kampf të Hitlerit, si antidot të neonazizmit. Ai thoshte se “duke e lexuar mu hapën sytë mbi rrënjët e urrejtjes”)

Një bombë me fitil të ndezur dhe gati për të plasur u gjet në agimin e djeshëm përpara qepenit të kinemase “Nuovo Olimpia” në rrugën Lucina, në Romë, ku po shfaqet filmi “Specialisti”, portreti i një krimineli modern, kushtuar Adolf Eichmann, i famshmi dhe famëkeqi rregjizor i Auschwtz’it. Rruga Lucina është dy hapa, biles mbrapa Montecitorios (selia e parlamentit Italian). Mbas zbulimit të saj, bomba u mor përsipër nga “Lëvizja antisioniste” që ishte prezantuar tashmë me një biletë vizite që të hënën e shkuar më 22 nëntor, me një bombë tjetër, që këtë rradhë shpërtheu në hyrje të Muzeut të Lirisë, në rrugën Taso. Asnjë të vdekur por shumë dëme në atë që përgjatë pushtimit gjerman ishte selia e policisë së Republikës Fashiste, që torturonte të burgosurit e saj.

Kjo gromësirë ambicjesh dështake të neonazistëve nuk është një eksluzivitet Italian. Në Gjermani rrjeti Amazon.com vendosi të tërheqë nga tregu “on line” librin Mein Kampf të Hitlerit, rezultati ishte që libri u shndrrua në më të kërkuarin në internet. ( po kopjoj saktë këtë lajm nga gazetat, duke shpresuar që askush mos më pyes cfarë është Amazon.com dhe se si funksionon tregu “on line”. Po besoj se ndërkohë lexuesit e dinë).
Një tjetër paralajmërim na vjen nga Amerika, ku revista Time thirri një referendum mbi personazhin që kish lënë më shumë gjurmë në këtë shekull. Hitleri rezultoi i treti në klasifikim. Por mund të ngushëllohemi menjëherë sepse i pari ishte ngritur aty Elvis Presli, që mund të ketë qënë edhe një këngëtar i madh, por (..)

(..) gjithësesi një këngëtar ishte, ndërsa Papa Wojtyla duhet të kënaqet me vëndin e gjashtë, ndërsa për sa i takon Gandhit për aq sa lexova sdukej asnjë gjurmë.
Duhet të merakosemi për këto shenja?

Po, duhet të merakosemi ashtu siç konfirmon dhe e provon mbi budallallëkun njerëzor edhe Ernest Renan, që e konsideronte si të vetmen gjë në botë që na jepte kuptimin e pafundësisë. Por për tu alarmuar, jo ; dhe aq më pak ti japësh nderin e të diskutuarit në planin e Parimeve ose të Historisë. Besoj se vlen më mirë të kërkojmë të kuptojmë psenë e këtyre fenomeneve dhe të biem dakord për mënyrën e përballjes në planin konkret.

Para së gjithash, me pak racizëm duhet të mësohemi të bashkjetojmë sepse askush nuk është imun. Dhe vetë hebrejtë, që jo për shekuj por për mijëra vjecarë, kanë qënë ndër viktimat më të goditura, ndonjëherë bien në grackë, dhe ja heqin përshëndetjen kujt ja u vë në dukje. Dakord, plagët e tyre janë kaq të thella sa edhe sot kullojnë gjak, ndaj ndjeshmëria e lartë është e kuptueshme dhe e shpjegueshme. Por ne nuk kemi këtë alibi, dhe jemi ndërkohë të prirur të veprojmë sipas logjikës dhe arsyes.
Eshtë e arsyeshme të ulim perden mbi arsyet që çuan drejt nazizmit sikur studimi dhe analiza e tyre ishin një shenjë kordinimi me perversitetin?

Dhe nuk do të jetë veç se ky shpërthim mbi tregun e librave për Mein Kampf, i cili i detyrohet tërësisht ose gati tërësisht, izolimit që nuk di për shkak të një dekreti të pushtetit politik ose për autocensurë të industrisë editoriale, ka penalizuar për dekada e dekada këtë libër që, duke e riparë në gjykimin e mëpasshëm (ku edhe koha e”pasme” arrin të na japë një gjykim, më mirë të emigrojmë në një planet tjetër), është vetëm një koleksion idiotësirash, e kundërshtuar nga faktet? Sikur Historia mos të na kishte mësuar që si agjent reklamash indeksi nuk i druhet konkurencës, për vec reklamave televizive. Po të më takonte mua (po ndoshta duhet të falenderoj Zotin që nuk më takon asgjë), Mein Kampf, që ndër të tjera është shkruajtur nga qentë  do e bëja të lexohej nëpër shkolla.

Mund të duken paradokse, dhe ndoshta janë. Por mua Historia më ka mësuar që ashtu sic thoshte Metternich, kundër ideve është e kotë të ngresh mure: idetë i kapëcejnë. Më mirë t’i lësh të thyejnë kockën e qafës.

Si përfundim, propozoj të shitet Mein Kampf në hyrje të stadiumeve mbi shkallët e të cilave tifozët valvisin flamujt e tyre me kryq të thyer.

Për fat të keq, janë analfabet, po të mos ishin, nuk do të valvisnin kryqin e thyer./Bota.al