Meha u kundërpërgjigjet kritikëve rreth zgjedhjes së Kosovës

Alban Meha u është kundërpërgjigjur kritikëve duke thënë se "nuk i intereson se çfarë thonë të tjerët për zgjedhjen që bëri".

Meha u kundërpërgjigjet kritikëve rreth zgjedhjes së Kosovës

Pas pranimit të Kosovës në UEFA e FIFA, tashmë dihej se shumë lojtarë kosovarë mund të ndërrojnë skuadra.

Në mesin e të shumtëve, ishte edhe mesfushori Alban Meha, i cili nuk po gjente shumë hapësira nën urdhëratë e trajnerit Gianni de Biasi te Shqipëria.

Vendimi i Mehas për ta lënë Shqipërinë për Kosovën nuk u prit mirë, por ai ka thënë se është i lumtur për atë që bëri.

“Nuk më intereson se çka thonë të tjerët për zgjedhjen time për të luajtur për Kosovën, unë jam shumë i lumtur”, tha Meha, i cili më pas foli për ndeshjen me Finlandën.

“Lojtarët janë në formë të mirë, por do të shohim nesër se sa jemi kompunuar”.

Kosova do të ndeshet me Finlandën të hënën në stadiumin “Veritas” të qytetit Turku në Finlandë./Insajderi.com