Meghan Trainor shtyn lansimin e albumit

Meghan Trainor shtyn lansimin e albumit

Menaxhmenti i Meghan Trainor refuzoi të lëshojë albumin e saj të ri.

Këngëtarja e hitit “All About That Bass” njoftoi së fundmi se kishte vendosur të shtynte ‘Treat Myself’, i cili duhej të publikohej më 31 gusht, pasi ajo ende po shkruante këngë dhe pranoi se ishte një vendim kolektiv mes saj dhe ekipit.

“Unë thjesht vazhdoj të shkruaj këngë dhe me menaxhmentin tim jemi pajtuar që nuk mund të ndalemi vetëm këtu. Ne nuk mund ta hedhim vetëm atë që kemi. Tani jam shumë krijuese dhe jam frymëzuar aq shumë nga artistë të tjerë”, tha këngëtarja 24-vjeçare për ‘Entertainment Tonight’, transmeton KP.

Ajo beson se krijimi i saj filloi pasi u fejua me partnerin e saj Daryl Sabara në dhjetor dhe aplikoi për anëtare të jurisë në emisionin “The Four”.

Megjithatë, albumi i saj i ri mund të paraporositet nga faqja e saj zyrtare.