Mediumi serb, Sputnik: Kusari-Lila do jetë kryeministre e Kosovës

Mediumi serb, Sputnik: Kusari-Lila do jetë kryeministre e Kosovës

Në këmbim të shumicës, Ramush Haradinaj do të heqë dorë nga pozita e kryeministrit për t’a bërë kryeministre themeluesen e partisë Alternativa, Mimoza Kusari-Lila, shkruan sot mediumi serb i rrjetit mediatik rus, Sputnik.

Kjo lëvizje, siç thekson Sputnik, i është ofruar autoriteteve politike kosovare mnga bashkësia ndërkombëtare, si mundësi për zgjidhjen e krizës politike në Kosovë.

Siç shkruan Sputnik, Ramush Hardinaj është nën presionin e bashkësisë ndërkombëtare për të pranuar propozimin që Mimoza Kusari-Lila të jetë kryeministre e re e vendit, ndërsa ai do të jetë zëvendëskryeministri i parë.

Sputnik raporton se Pacolli dhe Ilir Deda, të cilët u ndanë nga koalicioni me LDK-në e Isa Mustafës, premtuan mbështetjen e gjashtë deputetëve të tyre (katër nga AKR-ja dhe dy nga Alternativa) që koalicioni PAN të jetë në gjendje të formojë qeverinë e re.

Në këtë skenar, Behgjet Pacolli do të merrte edhe detyrën e zëvendëskryeministrit të qeverisë së Kosovës, por edhe të Ministrisë së Punëve të Jashtme.

Lajmi është përhapur në shumicën e medieve serbe. /Insajderi.com

Teksti është përcjellur nga Rs.Sputniknews.com – përkthyer nga Insajderi.