‘Goal.com’ ka shkruar p" />

Mediumi prestigjioz “Goal” shkruan për kosovarin me fanellë të Arsenalit në ditën e dasmës

Mediumi prestigjioz “Goal” shkruan për kosovarin me fanellë të Arsenalit në ditën e dasmës

Mediumi prestigjioz në Britani të Madhe ‘Goal.com’ ka shkruar për darsmën e një tifozi kosovar të Arsenalit, i cili edhe  ditën e tij më të veçantë të jetës nuk iu është ndarë ekipit të preferuar.

Kaltrim Agushaj ka vendosur që në ditën e dasmës së tij të fotografohet me fanellë të Arsenalit, duke shprehur kështu edhe një herë dashurin për klubin e tij.

‘Goal.com’ e ka intervistuar Kaltrimin, i cili ka thënë se idea ishte spontane nga miqtë e tij.

“Ishte një ide spontane e miqve të mi për ta bërë pjesë të dasmës sime edhe Arsenalin”, ka deklaruar ai për ‘Goal.com’.

“Ka qenë një surprizë për të gjithë, por jam i lumtur sepse në fund të gjithë kanë qenë të lumtur. Jam tifoz i Arsenalit që 17 vite, prej vitit 2000. Pa Arsenalin jeta ime nuk do të kishte kuptim”, shtoi ai.

“Reagimi i saj ishte pak i çuditshëm sepse ajo nuk e ka pritur këtë. Ajo ishte suprizuar sepse ka qenë një ditë speciale për të dhe për ne. Ka qenë dasma jonë, dhe kjo ishte një dhuratë nga tifozët e Arsenalit që ishin të ftuar në martesën tonë. Ajo u pajtua dhe ishte e lumtur në fund”, përfundoi Kaltrimi.

Klubet futbollistike që marrin pjesë në Ligën Angleze janë klube që kanë shumë tifozë edhe në Kosovë, njëri ndër to është edhe Arsenali.