Mediumi gjerman: Heshtja e Edi Ramës dhe rënia e numrit të votuesve

Mediumi gjerman: Heshtja e Edi Ramës dhe rënia e numrit të votuesve

Në përfundim të procesit zgjedhor u paralajmërua se kryeministri shqiptar, Edi Rama do dilte përpara publikut.

Por Rama zgjodhi të heshtë.

Televizioni publik gjerman, ARD, që i ka ndjekur zgjedhjet nga shumë pranë, thotë se Rama zgjodhi të shmangë festimet dhe fjalimet në mbrëmjen e votimeve, për të mos i dhënë shans Partisë Demokratike për të protestuar.

“Shqipërisë i duhet një rezultat zgjedhor i pastër dhe i pranuar nga partitë”, thuhet në shkrim. “Fitues pa festime,” thekson gazetari i ARD.

Sipas tij, socialistët mund të vazhdojnë të qeverisin, madje këtë herë të vetëm.

“Në një fushatë shumë të personalizuar mes Bashës dhe kryeministrit Edi Rama, kryeministri ishte në gjendje të ‘shënonte’ me hapat e tij të deritanishme për reformat”.

Në shkrim theksohet se pjesëmarrja ishte shumë e ulët. Ish-ministri i Financave, Arben Ahmetaj tha se shkak është bërë vapa dhe festa e Bajramit.

“Unë besoj se nga kjo ka humbur Partia Demokratike, jo Partia Socialiste”, thoshte Ahmetaj për ARD.