Mediet serbe: Pyetja që vlen miliona dollarë për numrin e njohjeve të Kosovës

Mediet serbe: Pyetja që vlen miliona dollarë për numrin e njohjeve të Kosovës

Sa shtete më të vërtetë e kanë njohur pavarësinë e Kosovës? Me këtë pyetje e nis raportin media serbe Blic për njohjet e Kosovës, pasi pala serbe po deklaron se një shtet e ka tërhequr njohjen për Kosovën, ndërsa disa të tjera janë në proces për ta bërë atë.

Pala kosovare deklaroi se heqja e njohjes së Kosovës nga Surinami dhe Guinea-Bissau, ishte propagandë me dokumente të falsifikuara të Serbisë, pasi një gjë e tillë nuk ka ndodhur asnjëherë, transmeton lajmi.net.

Më pas, media në fjalë thotë se, pyetja sa shtete më të vërtetë e kanë njohur Kosovës, vlen miliona dollarë, pasi Kosova në faqen zyrtare të Ministrisë së Punëve të Jashtme, ka të renditura 114 shtete që mbështesin sovranitetin e vendit.

Ndërsa, ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq ka përhapur propagandë në Serbi se Kosova po manipulon me numrin e njohjeve, duke thënë se lista e njohjeve është me e vogël se 100 shtete.