Mediet në Serbi kujtojnë “sulmet” e UÇK-së ndaj Serbisë

Mediet në Serbi kujtojnë “sulmet” e UÇK-së ndaj Serbisë

Përmes dy videove nga arkivat ku Ramush Haradinaj, dëgjohet duke përgatitur mbrojten e Kosovës nga Forcat Serbe, mediet në Serbi kanë kujtuar siç i kanë quajtur ato sulmet e Haradinajt ndaj Serbisë.

Në videon e parë Haradinaj si komandant i zonës operative të Dukagjinit, tregon për strategjinë e mbrojtjes së UÇK-së ndaj forcave serbe.

Në këtë video Haradinaj tregon strategjinë e UÇK-së e cila përdorej për të mos lejuar sulmet e Serbisë.

Haradinaj ndër të tjera tregon për betejën tek “Ura e Demës”, ku janë vrarë më shumë se 30 ushtarë serb.

“Gjatë tentimet për të depërtuar forcat serbe për 3 ditë radhazi janë detyruar të tërhiqen për shkak të sulmeve nga krahët që i janë bërë”, thotë Haradinaj.

Në videon tjetër të Tanjugut nga Serbia ka shfaqur një dokumentar të UÇK-së, nga televizioni francez ku Haradinaj si komandant i zonës së dukagjinit, tregonte për gjendjen e asaj kohë që mbretëronte.\

[arve url=”https://www.youtube.com/watch?v=s_mFKNWQblM” /]

Këto video të publikuara në Serbi, vinë pasi vendimit të Gjykatës franceze në Colmar, për refuzimin e kërkesës së Serbis për ekstradimin e Ramush Haradinajnt.

Haradina është akuzuar nga Serbia për krime lufte gjatë viteve 1998-1999 sa ai kishte qenë komandant i zonës operative të dukagjinit.

Haradinaj ishte shpallur dy herë i pafajshëm nga Gjykata e Hagës, që ishte themeluar për krimet në ish-Jugosllavi, ndërsa ka vazhduar një proces disamujor tash në Colmar të Francës./Insajderi.com