Mediet ndërkombëtare i “përulen” Ronaldos

Mediet ndërkombëtare i “përulen” Ronaldos

Real Madrid ka bërë histori në Kardif, duke e shpallur veten kampionë evropianë për herë të dymbëdhjetë në historinë e tyre.

Kjo ngjarje nuk ka shkuar pa u vënë re nga mediat kryesore botërore, përcjell Insajderi shkrimin e të përditshmës katalanase El Mundo Deportivo.

Këta janë titujt e gazetave kryesore evropiane:

Marca (Spanjë)

Legjenda e “Championsit”. Real Madrid fiton titullin e dymbëdhjetë kundër Juventusit dhe është skuadra e parë që e mbron titullin.

As (Spanjë)

Legjendë për të dymbëdhjetën herë. Madridi thyen Juventusin në një pjesë të dytë për t’u mbajtur në mend.

La Gazzetta dello Sport (Itali)

Juve, venitet ëndrra, Reali i Ronaldos Kampion Evrope

Tuttosport (Itali)

Juve, nuk ishe ti. Pjesa e dytë e padenjë dhe tani sheh disfatën

Bild (Gjermani)

Për përjetësi. Cristiano Ronaldo e ka në dorë Topin e pestë të Artë

The Guardian (Britania e Madhe)

Cristiano udhëheq Real Madridin drejt triumfit të 12-të në Evropë