Mediet ndërkombëtare e cilësojnë “ultra-nacionalist” Albin Kurtin

Mediet ndërkombëtare e cilësojnë “ultra-nacionalist” Albin Kurtin

Ndalohet nga policia ultra-nacionalisti kosovar Albin Kurti. Ky është cilësimi që i jep mediumi ndërkombëtar Euronews, deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, në një raportim për arrestimin e sotëm të tij nga Policia e Kosovës.

Euronews e quan Kurtin udhëheqës të Lëvizjes Vetëvendosje, edhe pse kryetar i partisë është Visar Ymeri.

“Udhëheqësi i partisë së majtë, Vetëvendosje, u arrestua të premten në Prishtinë së bashku me dy deputetë të tjerë të partisë, në lidhje me ngjarjet e vitit 2015 në Parlament, kur u ndërprenë disa seanca përmes gazit lotsjellës”, shkruan Euronews.

Euronews shkruan se dy vjet më parë, Kurti dhe njerëzit e partisë së tij ndërprenë disa seanca në Parlamentin e Kosovës duke gjuajtur gaz lotsjellës.

Partia ultra-nacionaliste, siç shkruan ky medium ndërkombëtar, protestoi përmes gazit lotsjellës për negociatat që qeveria po i bënte me Serbinë për të normalizuar marrëdhëniet me shtetin fqinj. /Insajderi.com