Mediat spanjolle vlerësojnë talentin shqiptar të Atleticos

Mediat spanjolle vlerësojnë talentin shqiptar të Atleticos

Mbrëmjen e së martës në Kupën e Mbretit trajneri i Atletikos së Madridit, Diego Simeone, gjeti disa minuta edhe për mesfushorin e talentuar shqiptar, Keidi Bare.

Aktivizimi i 19-vjeçarit fierak në minutën e 78 solli debutimin e tij në skenën e madhe të futbollit spanjoll me ekipin e parë të madrilenëve të Atletikos.

Ky debutim nuk kaloi pa u vënë re dhe komentuar nga mediat spanjolle, të cilat bënë vlerësimin e tyre për talentin kuqezi.

“Keidi Bare debutoi në minutën e 78 në vend të Korreas. Minuta për një tjetër djalosh të akademisë”, shkroi prestigjiozja “AS” në vlerësimin një për një të gjithë lojtarëve bardhekuq që zbritën dje në fushë.

“Për t’u përmendur debutimi i shqiptarit Keidi Bare, një mesfushor i dizenjuar posaçërisht për Simeonen sepse shkatërron dhe ndërton”, thuhet në analizën e “Mundo Deportivo” për ndeshjen e mbrëmshme mes Atletikos dhe Las Palmasit.